Hebaj në Slloveni, Martini ironik: Vllaznia nuk kishte nevojë për të

Lajmi i publikuar në “Sport Ekspres” për transferimin zyrtar të talentit shkodran Rubin Hebaj nga Vllaznia te Domzhale në Slloveni ka ndarë opinionin sportiv në Shkodër.

Shumë tifozë janë të kënaqur për hapin e madh të sulmuesit të talentuar, të tjerë akuzojnë klubin se po prish skuadrën dhe ka edhe nga ata e shohin me dyshim këtë lëvizje, duke pasur frikën se Hebaj nuk do t’ia dalë të përballojë presionin, duke qenë ende shumë i vogël.

Në faqen e rrjetit social Facebook të uebsitit “Shkodrasport.com” ka komentuar edhe “arkitekti” i kësaj lëvizjeje, Edi Martini, i cili është në rolin e agjentit të Hebajt.

I ngacmuar nga një tifoz, ish-futbollisti i famshëm shkodran ka lëshuar një batutë të hidhur kundrejt Vllaznisë, që sezonin e fundit e aktivizoi shumë rrallë në formacionin titullar Hebajn: “Ju 8 ndeshje e keni futur, nuk keni pasur nevojë për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online