Jo vetëm Konte, edhe Benitez drejt Serie A

0

Rafa Benitez mund të përfundojë te Roma. Klaudio Ranieri e ka konfirmuar faktin se do të largohet dhe ish-trajneri i Liverpulit është një kanditaturë potenciale për ta zëvendësuar. Benitez aktualisht drejtom Njukastëllin në Premier Ligë. Kontrata e tij në “St. James Parc” përfundon pas një muaji dhe rinovimi është një çështje e dyshimtë. Pasiguria e klubit anglez mund ta shtyjë strategun spanjoll të shqyrtojë idenë e një kalimi përtej Adriatikut.

Njukastëll është në një proçes shitjeje, ku një sheik arab synon të blejë aksionet e klubit. Megjithatë, marrëveshja nuk shihet e lehtë dhe mund të ofrojë të papritura. Roma tenton të përfitojë nga kjo mjegull në të ardhmen e trajnerit spanjoll dhe ta vendosë atë në krye të stolit. Benitez shihet si opsioni më i mirë i momentit. Edhe Sarri është një alernativë, por Juventusi është në “pole” për të rikthyer ish-napolitanin në atdhe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.