“Jo vetëm Hames Rodrigez, ju tregoj dy goditjet e Napolit”

0

Hames Rodrigez mbetet objektivi kryesor i Napolit. Për të interesohet edhe Atletiko Madrid, por në Itali janë të bindur që fantazisti kolumbian do të luajë në San Paolo sezonin e ardhshëm.

Gazetari i Sky, Karlo Alvino, raporton se tratativa do të zgjasë edhe ca dhe bën thirrje për durim. Megjithatë, ai është i sigurt që i preferuari i Karlo Ançelotit do të transferohet në Serie A.

Vetë Reali nuk dëshiron t’ia dhurojë 28-vjeçarin Atletikos dhe preferon ta shesë te nënkampionët e Italisë. Për shërbimet e tij, Florentino Perez kërkon 40 milionë euro. Por, jo vetëm Hames Rodrigez.

Alvino zbulon edhe një tjetër operacion të Napolit. De Laurentis ka arritur akordin me Eljif Elmas, 19-vjeçarin nga Shkupi që është pjesë e Fenerbahçes.

Mesfushori ofensiv, i cili bën mirë të gjitha rolet e mesfushës, cilësohet si Fabian Ruiz i ri dhe Napoli ka arritur marrëveshjen përfundimtare me të dhe klubin turk.

15 milionë euro ka paguar De Laurentis në arkat e Fenerbahçes dhe Elmas është gati për të nisur aventurën e re. Për të interesoheshin edhe Interi e Fiorentina, por Napoli u tregua më i shpejtë dhe “rrëmbeu” lojtarin e talentuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.