Jo vetëm Dani Alvesh, Sao Paolo firmos me mbrojtësin e Atletiko Madrid

0

“Gjiganti” brazilian Sao Paolo po zhvillon një ndër merkatot më të çuditshme në planet. Skuadra nga Rio de Zhaneiro siguroi pak ditë më parë shërbimet e kapitenit të Brazilit Dani Alvesh, ndërsa befasia e radhës vjen nga Spanja.

Në mënyrë krejt të papritur, San Paolo, zyrtarizoi firmën me ish-mbrojtësin e Atletiko Madrid Huanfran. 34-vjeçari kishte arritur një akord paraprak me një skuadër amerikane, por oferta e Sao Paolos bëri që spanjolli të ndryshonte destinacion.

Kampionati brazilian ose siç njihet ndryshe “Brasileirao” ka zhvilluar deri më tani 12 jave dhe Sao Paolo ndodhet në vendin e pestë tetë pikë larg kryesuesve dhe kampionëve në fuqi të Palmeiras.

Krahas Dani Alvesh dhe Huanfran, Sao Paolo ka në kontingjentin e saj lojtarë të tjerë me emër si sulmuesi i njohur Aleksandre Pato, ish-mesfushori i Lacios dhe Juventusit, Hernanes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.