Dita e Shqiptarëve: Kasami, Rashani dhe Hyka protagonistë

Kampionate të ndryshme në mbarë botën kanë filluar të hedhin hapat e parë drejt edicioneve të reja. Futbollistët shqiptarë s’mund të mungonin në spektaklin që ofron ky sport. Në Zvicër Pajtim Kasami i dha fitoren Sionit në përballjen ndaj Zyrihut. Mëngjarashi është shumë pranë transferimit jashtë kampionatit zviceran dhe paraqitje e sotme mund të rezultojë vendimtare.

Elbasan Rashani është rikthyer të shënojë me fanellën e Ods pas më shumë se dy muajsh me pritje. Goli i 26-vjeçarit nisi përmbysjen ekipit norvegjez që mori 3 pikët pas fitores me rezultatin 2 – 1 ndaj Lilestrom.

Jahmir Hyka ka zhvilluar një paraqitje të mirë në Izrael. Futbollisti kryeqytetas shërbeu asistin e golit të vetëm të takimit të “Kupës Toto”, ku skuadra e Hykës, Netania, mundi Hapel Kfar Sabën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online