Inzagi firmos rinovimin, zbulohen detajet e marrëveshjes

0

Simone Inzagi do të vazhdojë të jetë trajneri i Lacios. 43-vjeçari ka arritur akordin me Klaudio Lotiton dhe Igli Taren, dy drejtuesit kryesorë të klubit kryeqytetas.

Pavarësisht se emri i tij u përfol për stolat e klubeve si Juventusi dhe Milani, Inzagi do të vazhdojë aventurën me ekipin bardhekaltër.

Sipas raportimeve të “Sky Sport”, trajneri ka firmosur kontratën e re, që do e mbajë lidhur me Lacion deri në verën e vitit 2021. Rroga e tij ka shkuar në 2 milionë euro në sezon, ndërsa zyrtarizimi i rinovimit do të vijë gjatë ditës së nesërme.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.