Hidi i paralajmëron të gjithë: Teuta, “kockë e fortë”

Isli Hidi është ai që do të mbrojë katërkëndëshin e Teutës këtë sezon. Elhan Kastrati dhe Shpëtim Moçka janë larguar, ndërkohë që durrsakët gjetën zgjidhjet duke afruar ish-portierin e Kombëtares, që prej vitesh ishte i angazhuar në Qipro.

Hidi ka folur në “Supersport” për gjendjen e skuadrës së tij: “Besoj se kemi bërë një fazë të mirë në Maqedoni. Miqësoret në trofeun Paccucci i bëmë të mira, po konsolidohemi, pasi kemi lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Kemi ardhur në formën më të mirë dhe shpresojmë të bëjmë maksimumin në Vlorë”.

Teuta e nis kampionatin në shtëpi kundër Flamurtari dhe portieri Hidi është i qartë në lidhje me objektivin. “Jemi të gatshëm të futemi në fushë për të fituar. Nuk ka asnjë sportist që mendon ndryshe. Do futemi në çdo ndeshje për të fituar”, ka shtuar portieri.

Rikthimi në Shqipëri pas disa viteve e bën Hidin emocional. “Pas gati tetë vitesh rikthehem. Kam emocione, pasi është një ndjesi e veçantë. Do tregojmë se Teuta do të jetë kockë e fortë e këtij kampionati”, përfundoi “gardiani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *