Hazard-Real Madrid, zbulohen detaje të reja

Eden Hazard te Real Madridi është vetëm çështje kohe. Belgu është i lidhur ngushtë më një kalim te madrilenët dhe duket se marrëveshja është shumë afër finalizimit. Sipas “Daily Star”, termat financiare mes lojtarit dhe klubit të drejtuar nga Florentino Perez janë arritur. Kjo gazetë shprehet se Hazard dëshiron shumë të plotësojë dëshirën e tij për të luajtur në Madrid dhe ky fakt sjell shumë lehtësi për të arritur një marrëveshje të shpejtë.

Përveç Eden Hazard, “Los Blancos” pritet të transferojnë edhe yje të tjerë. Egoja e Florentino Perez nuk mund të durojë edhe një vit tjetër pa trofe dhe ka vënë një çek të bardhë në dizpozicion të Zidan për të kompletuar një ekip me mentalitet fitues. Pol Pogba, Luka Joviç apo yje të tjerë pritet të zbarkojnë në Madrid këtë verë. Megjithatë Eden Hazard do të ketë rolin e liderit për ta marrë skuadrën prej dore drejt triumfeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *