Hamshik debuton në Kinë: Futbolli këtu shumë ndryshe, duhet të mësohem

Marek Hamshik la Napolin pas plot dhjetë sezonesh dhe zgjodhi Kinën për të vijuar karrierën e tij, ku firmosi me ekipin e Dailan Jifang. Fundjavën që lamë pas, sllovaku udhëtoi me ekipin e tij në transfertë ndaj Henan.

Në përfundin të ndeshjes, të dy ekipet ndanë nga një pikë, në një sfidë, që u mbyll në barazim 1-1. Dailan luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, por gjithsesi arriti të marrë një pikë. Në fund të takimit, Hamshik foli për mediat, ku dha përshtypjet e tij të para pas debutimit në futbollin kinez.

“Pjesën e dytë luajtëm me dhjetë lojtarë dhe si për ironi luajtëm më mirë. Loja jonë ishte në progres. Debutimi im besoj se në tërësi ishte i mirë dhe pozitiv. Performanca që dhamë ishte mjaft e mirë.

Jam i lumtur që luajtëm njësoj edhe pse ishim me 10 lojtarë për gati një orë. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre. Futbolli kinez është shumë ndryshe nga Evropa. Më duhet të mësohem.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *