Solskjaer e konfirmon, ja kush do të jetë mungesa e madhe kundër PSG-së

Antoni Marsial ka qenë ylli i Mançester Junajtid këtë sezon dhe paraqitjet e francezit kanë qenë të shkëlqyera, deri në ndeshjen e parë kundër PSG-së në “Old Trafford”, ku u zëvendësua i dëmtuar. Francezi flitej se do të ishte i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër kampionëve të Francës.

Edhe pse u rikthye në stërvitje gjatë ditës së sotme, Marsial nuk arriti ta përfundojë seancën stërvitore dhe Solskjaer u “godit” sërish me realitetin e hidhur, pasi francezi me shumë gjasa do të mungojë përballë PSG-së në ndeshjen e kthimit në “Parc de Prince”.

Vetë trajneri norvegjez pranoi se nuk është aspak i kënaqur me këtë fakt dhe se Marsial është një lojtar shumë i rëndësishëm. “Mendova se do të rikthehej, por sot në stërvitje nuk ia doli. Nuk kam ndërmend të rrezikoj me gjendjen e tij dhe mendoj se do të mungojë kundër PSG-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online