Hamilton në “Pole Position”, sa shumë gabime te Ferrari

0

Luis Hamilton ka siguruar vendin e parë në prova zyrtarë në pistën e Suzukës në Japoni. Piloti anglez regjistroi kohën më të shpejtë në xhiron e fundi, ku ndali kronometrin në 1 minuta 27 sekonda 760 të qindtat. Në vend të dytë dhe të tretë u renditën Botas dhe Vershtapen.

Ndërkohë, te Ferrari kanë kaluar disa orë ferri. Sebastian Fetel nuk ka shkuar më shumë se vendi i nëntë. Gjithçka ndodhi pas një gabimi logjistik nga ana e skuadrës, që vendosi ta pajiste makinën e gjermanit fillimisht me goma të forta, pasi i druheshin reshjeve të shiut. Piloti tentoi të ndërronte gomat për një xhiro të fundit, por nuk ia doli të futej në pistë brenda limit të kohës.

Me vetëm pesë ndeshje të mbetura (125 në total), Hamilton shkon mëse i qetë drejt titullit të pestë kampion të “Formula 1”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.