Guardiola gjen pasardhësin e Kompani, fitohet derbi me Junajtid

0

Pep Guardiola po kërkon për një zëvendësues të Vinsent Kompani. Belgu u largua drejt Anderlehtit, aty ku do të mbajë rolin e trajnerit dhe lojtarit.

Dëshira e madhe e trajnerit spanjoll është Herri Meguajër dhe drejtuesit e Sitit janë gati t’i plotësojnë dëshirën. Aq më tepër që në garë për mbrojtësin e Lester Sitit dhe kombëtares angleze është edhe Mançester Junajtid.

Rivaliteti ka marrë emocionet e derbit, por Siti është në avantazh. Kështu mendojnë mediat angleze, që e shohin 26-vjeçarin në “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.

Mançester Siti pritet të paguajë 73 milionë sterlina për gjigantin e mbrojtjes. Akordi është shumë afër dhe zyrtarizimi mund të vijë javën e ardhshme. Jo në zonën e “djajve” të Mançesterit, por në atë të “qytetarëve”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.