Guardiola dhe para, talenti portugez është mes dy “zjarresh”

0

Juventusi dhe Mançester Siti duket se janë ekipet favorite për të nënshkruar me lojtarin e Benfikës, Zhoao Feliks. Futbollisti i ri portugez shpërtheu në skenë këtë sezon, me një seri paraqitjesh të shkëlqyer dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira në Evropë.

Juventusi dhe Mançester Siti janë janë favoritët, por Mançester Junajtid, PSG dhe Barcelona janë gjithashtu destinacione të mundshme për portugezin. Sipas asaj që është raportuar nga “The Mirror”, drejtuesit e Benfikës janë të gatshëm të lënë Zhoao Feliks të largohet nga klubi, por vetëm nëse klauzola e tij paguhet.

Pavarësisht se klauzola e Feliks është 120 milionë euro, Benfika do të kënaqej dhe me një ofertë prej 100 milionë euro dhe duket vetëm çështje kohësh para se Juventusi ose Mançester Siti të paguajë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.