Grizman te Barcelona? Presidenti Atletikos jep vendimin përfundimtar

Antuan Grizman është një ndër emrat më të përfolur të momentit, pasi francezi thuhet që do të kalojë te Barcelona verën e ardhshme. Këtë lajm e konfirmuan edhe mediat franceze para disa ditësh, duke vënë Atletikon në alarm.

Lidhur me këtë çështje, së fundmi është prenoncuar edhe presidenti i “Los Colchoneros”. Enriko Cerezo, ka folur për mediat në Spanjë, ku ka thënë shkurtimisht se sulmuesi do të qëndrojë në Madrid. “Grizman qëndron tek Atletiko, kjo është diçka e sigurt”, tha shkurt numri një i klubit madrilen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *