Grizman refuzon, Atletiko i shpall “luftë” sulmuesit

0

Antuan Grizman dhe Atletiko e Madridit janë në luftë të hapur. Sulmuesi francez ka refuzuar kërkesën e klubit spanjoll për t’u paraqitur në stërvitje me skuadrën dhe normalisht gjoba është e pashmangshme.

ESPN raporton se do të ketë një proces disiplinor ndaj Grizman, i cili mund të gjobitet deri në 200 mijë euro. Sulmuesi e ka bërë të qartë se cikli i tij tek Atletiko e Madridit është mbyllur dhe kërkon të nisë një aventurë të re.

Barcelona është klubi që e do Grizman, por problemi është se katalanasit duan që klauzolën prej 120 milionë eurosh ta paguajnë me këste. Atletiko nga ana tjetër është e qartë dhe e kërkon mënjeherë të gjithë shumën, kjo pasi ata janë të indinjuar për faktin se Barça e ka kontaktuar Grizman në kundërshtim me rregullat e FIFA-s.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.