Granit Xhaka martohet: Më mirë një bashkëshorte, sesa një Top të Artë!

Granit Xhaka ka njoftuar të gjithë se do të hedhë një hap të madh në jetën e vet, duke u martuar.

Shqiptari nga Kosova, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet në gjunjë duke i propozuar të dashurës së tij prej shumë kohësh, Leonita Lekaj.

Aktualisht çifti është me pushime në Majami, në Amerikë, ndërsa Graniti ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të bërë propozimin e madh. Natyrisht, përgjigja ka qenë pozitive.

Vetë Xhaka ka postuar një mesazh: “Ajo tha PO. Një Top i Artë është një mrekulli, një bashkëshorte e artë është parajsa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *