Goleadë e Shqipërisë U18, në çerekfinale i pret ekipi boshnjak

0

Kombëtarja U18 e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në turneun “Kvarnerska Riviera”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Olsi Uku kanë mundur me rezultatin e thellë 7 –  2 kroatët e NK Vinidol.

Ditën e nesërme kuqezinjtë ndeshen në çerekfinale me boshnjakët e Zheljezniçar. Finalja e turneut “Kvarnerska Riviera” do të zhvillohet më datë 2 qershor.

Në këtë turne marrin ekipe të klubeve të njohura si Dinamo Zagreb, Rijeka, Udineze dhe Maribor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.