Goditi tifozin, Nejmar mund të kthehet në… tetor!

0

Humbja e finales së Kupës së Francës solli zhgënjim dhe acarim nervash në kampin e PSG. Kampionët dështuan nga pika e penalltive dhe trofeu i dytë më i rëndësishëm shkoi në duart e Rene, që festoi gjatë me tifozët e saj.

Nejmar nuk u përmbajt pas ndeshjes dhe goditi me grusht një tifoz. Një veprim i tillë nuk do të mbetet pa pasoja. Braziliani do të dënohet të paktën 5 ndeshje pezullim.

“Kur godet një futbollist, trajner, arbitër, një anëtar të statik teknik apo anëtar të publikut dënohesh me 5 javë pa patur mundësi apelimi”, shkruhet në rregulloren e kampionatit francez.

Por kaq nuk mjafton. Kur personi i sulmuar pëson dëmtime fizike, atëherë dënimi mund të shkojë deri në 8 javë. Sulmuesi do i shlyejë 5 ndeshje që kanë mbetur sivjet dhe tre të tjera sezonin e ri.

Duke llogaritur faktin që Nejmar është dënuar me tre ndeshje edhe në Champions (ofendoi arbitrin pas eliminimit nga Junajtid), atëherë ai mund të kthehet në tetor. Diçka e tillë përkthehet më shumë pushime, për të cilat çdokush, por sidomos lojtarët brazilianë mezi presin t’i kenë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.