“Kështu ndodhi edhe me Suarez, Higuain do shpërthejë me gola vitin tjetër!”

Gonzalo Higuain po kalon ndoshta sezonin më të vështirë në karrierën e tij. Thatësirë golash dhe shumë kritika. Gjysma e parë me Milanin dhe pjesa e dytë e sezonit me Çelsin.

Argjentinasi ka shënuar vetëm 4 gola më “Blutë e Londrës”, një shifër e ulët për kualitetin e tij, por dikush i del në mbrojtje dhe beson akoma tek ai.

Mauricio Sarri është shumë i lidhur me Pipitën që nga koha kur ishin pjesë e Napolit. Trajneri e lidh formën e dobët me vështirësinë për t’u përshtatur me futbollin anglez dhe merr shembull Luis Suarezin kur u transferua nga Ajaksi te Liverpuli.

Një sulmues e ka të vështirë të përshtatet në futbollin anglez dhe Premier Ligën. Kjo nuk vlen vetëm për Higuain. Mbaj mend që Suarez shënoi vetëm 3 gola sezonin e parë me Liverpulin. Më pas shënoi 16 dhe pastaj 24. E përsëris, është e vështirë për t’u përshtatur. Jam i sigurt që Higuain do të shënojë shumë gola sezonin e ardhshëm. Do e blejmë atë? Nuk e di, nuk merrem me merkaton, por besoj se po”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online