Gjithçka për Veretut, Milani ka një propozim interesant

0

Xhordan Veretut është objektivi i radhës në Milano dhe të gjitha organizmat e klubit janë përqëndruar për të bindur Fiorentinën të lërë të lirë francezin. Klubi nga Firence ka javë që bën rezistencë, duke mos pranuar asnjë ofertë.
Megjithatë, lëvizja e fundit e Milanit dhe lojtarit duket se do i japin goditjen përfundimtare kësaj lëvizje. Siç raportojnë mediet përtej Adriatikut, Veretut i ka shprehur drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar. Ai gjitashtu i ka kërkuar atyre të shpejtojnë sa më shumë me marrëveshjen dhe të mos mundohen ta pengojnë.

Milani nga ana e tyre po bëjnë sa munden, duke nisur ofertën e radhës. Kuqezinjtë ofrojnë 13 milionë euro plus Lukas Bilia, për të bindur presidentin Komiso të lërë të lirë 26-vjeçarin. Si zakonisht, dëshira e lojtarit është më e rëndësishmja dhe duke parë situatën e këtij operacioni, mund të themi se Veretut te Milani është çështje ditësh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.