Gjici prezanton trajnerin Pakult: Fitojmë titullin, Milinkoviç nuk e mbante dot presionin

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka prezantuar sot trajnerin e ri, Peter Pakult.

“Ne kemi rënë dakord dhe e kemi nëshkruar kontratën me trajnerin e ri, z. Pakult. Pandiskutim që kemi pasur kontakt të vazhdueshëm prej gati 2 javësh. Kemi rënë dakord që të jetë trajner i Kukësit për 1.5 vite. Besoj fort te trajneri, i cili ka mjaft eksperiencë dhe i ka dhënë provat si te Rapidi i Vjenës, apo dhe Lajpcig, etj. E falenderoj që pranoi të bashkëpunonte me ne, po ashtu dhe miqtë që e kanë rekomanduar dhe sjellur te ne. Ardhja e këtij trajneri, me kaq shumë eksperiencë, që ka marë titullin kampion te Rapidi i Vjenës, është shumë e rëndësishme për një ekip kampion si Kukësi, sepse duhet një trajner i tillë që të arrijmë objektivin e mbrojtjes së titullit kampion, por dhe Kupën e Shqipërisë. I uroj suksese trajnerit”.

Gjici ka prezantuar edhe drejtorin sportiv Nderim Nexhipi: “Kemi marrë dhe një drejtor sportiv, që të gjithë e njihni, si Nderim Nexhipi, të cilit po ashtu i uroj suksese për këtë funksion që nuk është i vogël. Besoj se Nexhipi do japë shumë duke e njohur kampionatin shqiptar. E njeh dhe Bundesligën dhe kjo është një arsye e bashkëpunimit me trajnerin. Besoj se do kemi suksese, për t’i dhënë një frymë tjetër ekipit të Kukësit. Nexhipi do të ketë dhe rolin e PR, aty ku ne kërkojmë, pasi e kemi pasur dhe më parë. Ne jo vetëm që do të blejmë lojtarë, por dhe do shes e kjo është detyra e Nexhipit. I uroj shumë suksese. Ishalla me finalizimin e mbrojtjes së titullit kampion.

Merkato: “Trajneri gati e zbuloi dhuratën (i referohet Donjet Shkodrës). Presim që ta mbyllim sot marrëveshjen. Ka dhe disa lojtarë që po i studion vetë, po ashtu ka të drejtën të afrojë lojtarët e tij. Edhe Halili e Nexhipi i kanë afruar afro 20 lojtarë në reparte të ndryshme. Ne do marrim sa do i nevojiten ekipit, por nuk besoj se duhen më shumë se 2-3 përforcime. Nuk veprojmë pa fjalën e trajnerit.

Milinkoviç: “Trajneri Milinkoviç e njihte kampionatin shqiptar dhe kishte bërë mirë te Luftëtari. Një trajneri mund t’i ecë në një skuadër por jo në një tjetër, ndoshta ai ishte për skuadra të mesme e jo për titull. Trajneri aktual ka marrë titullin me Rapidin e Vjenës dhe është ndyshim i madh. Nuk kishte provuar Milinkoviç trofe mbi shpinë. Besoj te trajneri i sapoardhur,  sepse ka nje CV si pak trajnerë që kanë ardhur në Shqipëri. A do të përshtatet, a do japë atë që presim, do e shohim në fushë. Ne kemi besim të plotë te trajneri, pasi në një kohë shumë të shkurtër ka studiuar lojtarët dhe ekipin në detaje. Më jep besim se do ketë sukses. Nëse marrin titullin dhe Kupën, ky trajner do jetë për gjatë te Kukësi.

Titulli: “Nuk ka shumë vështirësi, edhe pse ne jemi në një diferencë pikësh jo të vogël me Skenderbeun. Janë 60 pikë në lojë dhe ne matematikisht mund ta arrijmë vendin e parë. Në futboll ndodh gjithçka. Në futboll duhet të provojmë derisa ta lejon matematika. Besoj shumë se do e mbrojmë titullin dhe do plotësojmë kërkesat që ka trajneri për lojtarët. Besoj se është trajner që e mban presionin, jo si Milinkoviç që hyri në presion. Milinkoviç u fut në presion para lojtarëve për titullin, jo nga presioni që bëj unë. Këtë radhë nuk bëra presion, pasi tre herë e dha dorëheqjen dhe e mbajta. Nuk e shkarkova, e prita, i dhashë mundësinë derisa nuk kishte ku të shkonim më.
E zgjodha trajnerin të huaj, pasi nuk besoj se kishte trajner të lirë në treg për Kukësin. Kam besim se ky trajner me këtë pozicion ku jemi mund të japë zgjidhje afatgjata. Mund të realizojë objektivin, por koha do e tregojë nëse kemi të drejtë.
Stadiumi: “E kemi paraqitur një projekt ide. Jemi në bisedime me Bashkinë, pasi stadiumi nuk është i yni. Po hartojmë një projekt të përbashkët, çka do të thotë të investohet një pjesë nga shteti, një pjesë nga FSHF. Gjatë 2018 do të kemi projekton që i përshtatet. Do përshtasim stadiumin aktual. Nuk do të shkojë më shumë se 5 milion €. Stadiumi do të përmbushë keiteret e UEFA-s

Lojtarët dhe pagat e pa dhëna për gjoba: “Penalitetet shkojnë në FSHF, mund të pyesni atje. Janë probleme që i takojnë financës. Nëse ka penalisht, ka informacion në Federatë, në të kundërt lojtari merr rrogën. Këtu ose e merr rrogën, ose nuk e merr rrogën se ke penalitet.

Hallaçi zëvendëstrajner: “Hallaçi është ikonë e Kukësit dhe ka bërë shumë mirë si futbollist. Ne kemi menduar ta kalojmë në staf, edhe me kërkesë të trajnerit, që e ka kërkuar ndihmës. Nga sot Hallaçi ka marrë dhe licncën dhe besoj do e ndihmojë shumë duke njohur dhe ambjentin këtu. Është një vlerë e shtuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *