Pakult premton futboll të bukur dhe Europën

0

Presidenti Safet Gjici deklaroi se shpreson ende të titulli, kur prezantoi sot trajnerin e ri Peter Pakult, por vetë trajneri austriak tregohet më i matur, duke mos përmendur fjalë të medha dhe duke u ndalur tek Europa dhe futbolli i bukur.

“E falënderoj presidentin per besimin, do të punoj të arrij maksimumin. Prej disa ditësh kam nisur punën të njihem sa më shpejt me ekipin, ndërsa për këtë do të më ndihmojë edhe faza përgatitore në Antalia. Qëllimi është që ekipi të luajë futboll të bukur dhe ofensiv. Duhet të shkojmë patjetër në Europë. Aktualisht jemi në vend të katërt dhe, na duhen dy lojtarë të përforcohemi dhe të synojmë ta mbyllim sezonin në mënyrë të suksesshme”.

Pakult zbulon se Shqipërinë e njeh mirë, edhe për faktin se ka ardhur te vëzhgojë lojtarë, ndërsa ka punuar me Salihin.

“Te Rapidi kam drejtuar Hamdi Salihin, por nuk komunikova me sulmuesin në momentin që zgjodha Kukësin. Kam ardhur shpesh në Shqipëri për të ndjekur lojtarë. Me ndihmën e stafit do të njihem me mirë me ekipin dhe te arrijmë suksese. Vjen një trajner i ri me ide të reja dhe lojtarët duhet të përshtaten. Me afrime cilësore dhe kohën e përgatitjeve synojmë të arrijmë më të mirën përsa u takon mundesive te ekipit. Nga kundërshtarët njoh Partizanin dhe Skënderbeun, që kanë emër të mirë në Europë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.