Gjesti provokativ në derbi, Bejl rrezikon dënimin e rëndë

Real Madrid mori një triumf mjaft të rëndëishëm në derbin e luajtur fundjavën që lamë pas ndaj Atletikos, teks triumfoi me shifrat 1-3 brenda në “Ëanda Metropolitano”.  Goli i tretë për madrilenët, i cili ishte dhe goli që i dha goditjen e fundit Atletikos, u shënua nga Gareth Bejl.

Ky i fundit, pasi shënoi golin bëri një gjest provokativ ndaj tifozëve të Atletikos. Gjesti i uellsianit u komentua shumë në rrjetet sociale dhe tashmë nga Spanja raportohet se Bejl rrezikon një pezullim të rëndë nga federata.

Ylli i Real Madrid rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim. Në rast se diçka e tillë ndodh, do të ishte një minus i madh për “Los Blancos”, të cilët tashmë e kanë shkurtuar diferencën me Barçën në vetëm 6 pikë dhe shpresojnë dhe për titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *