Gjermanët gati të pushtojnë “San Siron”, Ajntrahti me rekord tifozësh

0

Shorti i fazës së 1/8-ave në Europa League, i rezervoi një përballje interesante Interit, teksa ekipi italian do të përballet me Ajntrahtin e Frankfurtit. Gjermanët njihen për tifozerinë e zjarrtë që kanë, ku transfertat e tyre shpesh kanë pasur pjesëmarrje masive.

Mbrëmjen e 14 marsit, do të luhet sfida e kthimit, që zhvillohet në “San Siro” dhe pak ditë më parë dolën në shitje biletat. Nga Frankurti vetëm në 24 orët e para ka pasur më shumë se 20 mijë kërkesa, një shifër krejtësisht jashtë normalesh. Sipas rregullores, tifozëve gjermanë i takojnë vetëm 4000 bileta, që përkon me 5% e kapacitetit të “San Siros”.
Gjithsesi, Interi duket se ka bërë një gjest mjaft të veçantë, duke i ofruar plot 13500 bileta gjermanëve. Ditën e sotme, zyrtarë të klubit të Ajntrahtit kanë falënderuar publikisht ekipin zikaltër për gjestin e bërë.

“Shifra prej 20.000 kërkesave brenda 24 orësh tregon entuziazëm të madh rreth klubit tonë. Ne jemi shumë mirënjohës për vendimin që klubi i Interit mori, duke na ofruar plot 13500 bileta, që është një numër mjaft i madh. Presim me padurim dy ndeshje paqësore dhe emocionuese”, shkruante Frankfurti në komunikatën e bërë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.