Giannis përbindësh, Warriors kursehen ndaj Lakers

Sezoni i Los Angeles Lakers ka përfunduar dhe kjo periudhë shërben vetëm për të evidentuar ndonjë të ri, sikurse edhe po ndodh. Përballë kampionëve në fuqi të Golden State Warriors nuk pritej ndonjë surprizë dhe ndeshja u mbyll 90-108. Warriors gjithashtu u kursyen, teksa  Curry shënoi 7 pikë, kurse Durant. DeMarcus Cousins, me 21 pikë, ishte shënuesi më i mirë për të dyja ekipet.

Joel Embiid regjistroi “triple-double” (34 pikë, 13 asiste, 13 rikuperime), kurse JJ Redick shënoi 29 pikë, që gjithsesi nuk mjaftuan për Philadelphia 76ers. Ata u mposhtën nga Milwaukee Bucks me rezultatin 122-128. Giannis Antetokounmpo (45 pikë, 6 asiste, 13 rikuperime), i ndihmuar edhe nga Khris Middleton (22 pikë), udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së 59-të.

Philadelphia 76ers-Milwaukee Bucks 122-128
Sacramento Kings-Cleveland Cavaliers 117-104
Los Angeles Lakers-Golden State Warriors 90-108

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *