Gara për titull në Kosovë, mijëra € për të ndalur rivalët

0

IPKO Superliga e Kosovës ende s’i ka përcaktuar verdiktet, teksa do të ketë luftë për titullin kampion deri në javën e fundit. Feronikeli kryesues ka vetëm dy pikë më shumë se Prishtina e Llapi ndjekës, ndërkohë që në Dardani është konfirmuar se Drita, kampionia e sezonit të shkuar, ka marrë premio për të ndalur rivalët e skuadrës kryesuese. Thuhet se shuma ka variuar në 40 mijë euro për fitore dhe 20 për barazim. Skuadra nga Gjilani ia doli të merrte një pikë me Prishtinën, kurse Llapi e mundi.

Në lidhje me premiot ka folur drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli. Për Telegraf ai është shprehur: “Po, është e vërtetë që kemi pranuar premio për ndeshjen ndaj Llapit dhe Prishtinës. Në fillim kemi hezituar t’i pranojmë, por në fund vendosëm. Nuk duam t’ia humbin mundin futbollistëve tanë”.

Më tej ai ka shtuar: “Fatkeqësisht skuadra jonë ka disa javë që është pa objektiva dhe e kemi respektuar kampionatin, duke luajtur fort me të gjitha skuadrat. Premiot janë legjitime në gjithë botën dhe kjo është arsyeja që i kemi pranuar ato. Shifrat? Nuk dua të përmend shifra, por për futbollin tonë janë shuma mjaft të mëdha, si për fitore, ashtu edhe për barazim”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.