FOTO | Vizitorë special në “Selman Stërmasi”, Kamza nën vëzhgim

Në orën 17:00 në kryeqytet Kamza do të sfidojë Tiranën. Një ndeshje delikate për të dyja skuadrat, që premton një takim interesant. Kamza do të jetë nën vëzhgim ditën e sotme, pasi trajneri Skënder Gega ka vendosur që ta studiojë nga afër kundërshtarin e radhës.

Kryesuesit do të takohen me skuadrën e Gjokës javën e ardhshme dhe duke pasur mundësinë për të qenë në stadium, tekniku tropojan është paraqitur në “Selman Stërmasi” sot. Po ashtu edhe trajneri i Laçit, Besnik Prenga kishte menduar për të mos e humbur këtë përballje. Si timonieri i Partizanit ashtu dhe ai i Laçit janë përshëndetur në mënyrë të përzemërt para ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *