FOTO | Shpërthimi dhe ironia e Balotelit: Shihni fizikun tim dhe vafshi të gjithë në djall!

0

Lajmi për gjobitjen e Mario Balotelit nga kreu i klubit të Nicës për mbipeshë e ka mërzitur sulmuesin italian, i cili ka ironizuar në rrjetet sociale. SuperMario nuk përton asnjëherë të shprehë mendimin e tij, ndërsa kësaj radhë ka shpërthyer, duke i sulmuar të gjithë për lajmin në fjalë.

“Unë jam gjobitur për mbipeshë? Shihni se çfarë fiziku kam. Më vjen të qesh me komentet për peshën time të madhe. Shkofshi në djall të gjithë ju me shpikjet tuaja.

Jam gjobitur pikërisht tani? Kushdo që e ka shkruar diçka të tillë, duhet të humbasë vendin e punës”, komenton sulmuesi i Nicës në rrjetet sociale, i cili ka postuar një foto montazh, ku shfaqet shumë i shëndoshë.

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.