Insinje shpëton Napolin, tani mendjen në… Serbi

Napoli ka mundur që të marrë pikë të plota në ndeshjen e javës së katërt ndaj Fiorentinës. Skuadra e Karlo Ançeltoti ka vuajtur jo pak, por në fund i është falur një goli të Lorenco Insinjes, i cili vetëm 12 minuta para fundit të kohës së rregullt realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Milik shërbeu mirë për 27-vjeccarin, i cili edhe pse kishte shqetësimin e një prej mbrojtësve miq gjeti rrugën e rrjetës. Një sukses që e ccon skuadrën napolitane në kuotën e 9 pikëve, po aq sa dhe Juventusi kryesues, por me bardhezinjtë që kanë një ndeshje më pak.

90 minuta të plota për mbrojtësin Elseid Hysaj. Shkodrani bëri një ndeshje të mirë në krahun e majtë. Tani vëmendja e Napolit është e gjitha në Champions, ku kanë një ndeshje jo të lehtë. Të martën Hysaj me shokë do të zbresin në serbi ku do të sfidojnë Cervena Zvezdën për ndeshjen e parë të grupit në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online