Formula 1/ Hamilton kthehet fuqishëm në Montreal

Ljuis Hamilton, piloti britanik i Mercedesit, dominon Çmimin e Madh të Kanadasë dhe i afrohet kryesuesit të renditjes së përgjithshme të Kampionatit Botëror, Vetel, që e ka mbyllur qenë i katërti. Anglezi, që merr suksesin e tij të gjashtë në Montreal, lë nga pas shokun e skuadrës së tij Botas dhe Riçiardon.

Tanimë Vetel 141 pikë dhe Hamilton 129 pikë. Në nisje, Ferrari ka humbur dy pozicione, ndërsa Vetel është parakaluar nga Botas dhe Verstapen. Holandez është në nokaut pas xhiros së njëmbëdhjetë dhe ndërpret garën.

Më pas Seb është ndalur në xhiron e gjatë për të ndryshuar mbulesën e makinës, ndërsa Çmimi i Madh i Kanadasë është i kompromentuar për Ferrarin, e cila duhet të sqarojë nëse makina e gjermanit ka qenë i dëmtuar, apo jo.

Përpara Hamilton e bën garën i vetëm. Vetel rikuperon pozicionet e humbura dhe e përfundon në vendin e katërt. Raikonen është i shtati. Një paraqitje shumë e mirë e pilotëve të Forca India, ndërsa Perez është i pesti dhe Oçon i gjashti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *