Fikje, nervozizëm dhe humbja e titullit nga Dortmundi, zbulohet shkaku!

0

Borusia e Dortmundit gaboi në momentin që nuk duhej. Verdhezinjtë dështuan në shtëpi përballë Shalkes, në një ndeshje që pati gjithçka brenda saj. Dhimbje e dyfishtë për Dortmundin, që humbi derbin dhe i dha një goditje ëndrrës për të fituar titullin kampion, pavarësisht se ndalesa e Bajernit mban akoma gjithçka të hapur.

Sfida nisi mirë për ekipin vendas. Gëce kaloi Borusian në avantazh pas një çerek ore. Gjermani shfrytëzoi një asist fantastik të Xhejdon Sanço dhe shënoi me kokë.

Asisti i 14-të për anglezin e talentuar, ndërsa askush nuk ka bërë më mirë se ai në këtë aspekt në kampionatet elitare. Gjatë festës së golit ndodhi edhe ndryshimi i krejt rrjedhës së ndeshjes.

Sanço u godit në fytyrë nga një çakmak nga tifozët miq të Shalkes. Kjo gjë solli irritimin e tifozërisë vendase dhe nervozizmin e lojtarëve të Dortmundit. Shalke përmbysi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa vendasit e humbën qetësinë totalisht në të dytën.

Dy kartonë të kuq lanë Dortmundin me 9 lojtarë dhe ndeshja mori fund. U mbyll 2-4 për Shalken, që siguroi një trepikësh të artë për mbijetesën, fitoi derbin dhe ndihet krenare për faktin që fundosi armiqtë e Dortmundit në garën për titull kampion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.