Fetollari e ka me gjykimin: Arbitrat na mohuan fitoren në Elbasan

0

Në ndeshjen e javës së 17-të, Elbasani-Pogradeci, nuk ishte vetëm rezultati i barabartë 1-1 që i zhgënjeu pogradecarët, pasi sipas tyre, ishte gjykimi i njënashëm ai që e vendosi këtë rezultat. Edhe sot, një ditë pas kësaj ndeshjeje, te Pogradeci nuk është kaluar lehtë kjo situatë dhe për SportEkspres.com, trajneri i liqenorëve Festim Fetollari deklaron se ishin arbitrat lezhjanë që e vendosën këtë rezultat.

“Unë nuk i komentoj asnjëherë arbitrat, sepse edhe ata gabojnë, por jo si ata dje në Elbasan. Ishin tërësisht të njëanshëm dhe ashtu sikundër e gjykuan ndeshjen, ne ende mendojmë se ishte një tallje e tyre me futbollin e qytetit tonë. Në pjesën e dytë ne e mbyllëm në portë Elbasanin, por gjykimi na e largoi shumë herë golin. Golit tonë në fundin e ndeshjes nuk kishin se çfarë ti bënëin, por ky ishte një rezultat që nuk ju përgjigj lojës”, ishte kjo deklarata e sotme e trajnerit të Pogradecit, Festim Fetollari.

Ndërkohë që pyetjes së SportEkspres.com për vazhdimësinë në fazën e tretë, Fetollari ju përgjigj se, për pesëshen e parë do të jetë e vështirë. “Asgjë nuk është mbyllur, por vështirësia është shtuar shumë për të qenë ne në grupin e pesë skuadrave të para. Në javën e 18-të presim Lushnjen në Pogradec dhe si do që të dalë ajo sot me Besën, ne do ta synojmë fitoren”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.