Te Korabi festohet me valle, Bubeqi: Sukseset meritojnë të respektohen

Fitorja e Korabit me Dinamon, dje është festuar sikundër shqiptarët bëjnë nëpër festat e tyre familjare e shoqërore. Me tinguj të valleve tradicionale të zonës, futbollistët e stafi dibran dje kanë qenë edhe “rob” të traditës, duke hedhur lekë në valle e sipër. Ai që e ka çelur këtë kërcim ishte trajneri Dorian Bubeqi, i cili për SportEkspres.com e quan të ligjshme festën, pasi sipas tij, Korabi e meritonte të ishte në pesë skuadrat e para të Grupit A.

“Ka qenë një rrugë e vështirë në 17 javët që janë luajtur, në të cilat Korabi ka treguar seriozitet, ka prodhuar lojë dhe i ka merituar 27 pikët. Natyrisht që ky është një kontribut i gjithë skuadrës, stafit teknik e drejtuesve tanë që kanë qenë mbështetje në këtë arritje. Nuk harroj këtu edhe tifozët dibranë që na kanë dhënë emocione me përkrahjen e tyre në këto ndeshje, në të dyja fazat. Sukseset meritojnë të festohen edhe me valle”, kështu deklaroi sot trajneri i Korabit, Dorian Bubeqi.

Në ndeshjen e fundit të fazës së dytë Korabi luan në Lezhë ndaj Besëlidhjes, e këtu Bubeqi mendon se do jetë një ndeshje kolauduese për Korabin, kryesisht për ndeshjet e vështira të fazës së tretë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online