Etika jep argumentimin për dënimin e Skënderbeut, por ka shumë pikëpyetje

0

Komisioni i Etikës dënoi Skënderbeun me heqjen e titullit për kampionatin e sezonin 2015/16, ndërsa sot ka publikuar edhe dosjen e plotë me argumentimin e vendimit.

Përtej faktin që pjesa më e madhe e dosjes është thjesht përkthim i dosjes së UEFA-s, me anë të së cilës Skënderbeu u përjashtua për një vit nga kupat e Europës, bien në sy disa argumentime të çuditshme dhe kontradiktore.

Sipas Etikës, raportet e marra nga UEFA në lidhje me ndeshjet e Skënderbeut janë mbi 50, në harkun kohor 2010-2016.

Etika, në mënyrë të çuditshme, ka vendosur të heqë qafe gjithë ndeshjet deri në vitin 2015, duke arritur në përfundimin se duhen përjashtuar nga gjykimi ato raporte konkluzionet e të cilave nuk mbështeten nga prova shtesë të natyrës sportive, por përqendrohen vetëm tek aspekti i basteve!

Jo vetëm kaq, por edhe për ndeshjet e marra në shqyrtim, Etika argumenton se heqja e titullit të vjetshëm ndodhi “Për shkak të rëndësisë së shkeljes dhe shtrirjes së fenomenit për një pjesë të konsiderueshme të sezonit futbollistik 2015-2016”, çka do të thotë se ndeshjet e sezonit 2014/2015 nuk çojnë te dënimi i Skënderbeut, sepse ishin vetëm 2!

Ndeshjet e marra në analizë dhe të pranuara si të trukuara nga Etika janë

KF Elbasani vs. Skënderbeu 1:4 (25.01.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. KS Flamurtari 3:1 (18.02.2015) “Kupa e Shqipërisë”

Skënderbeu vs. KF Tirana 2:1 (21.09.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”

Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”

 Skënderbeu vs. KF Laçi 2:1 (20.04.2016).

Në analizën e të gjithë faktorëve, Komisioni nuk arriti të provojë përfshirjen direkt apo indirekte të një lojtari a zyrtari të Skënderbeut në influencimin e rezultatit të një ndeshje në kundërshtim me etikën sportive. Pavarësisht nga kjo pengesë teknike, komisioni gjykon se ka vend për krijimin e një praktike të re përputhje me Nenin 134/2 të KDS, dispozitë e cila i lejon trupës gjykues të vendosë si “legjislator”, me qëllimin e vetëm respektimin e parimit gjyqësor se “Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, me arsyetim se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë.”.

Në analizën e të gjithë faktorëve, Komisioni nuk arriti të provojë përfshirjen direkt apo indirekte të një lojtari a zyrtari të Skënderbeut në influencimin e rezultatit të një ndeshje në kundërshtim me etikën sportive. Pavarësisht nga kjo pengesë teknike, komisioni gjykon se ka vend për krijimin e një praktike të re përputhje me Nenin 134/2 të KDS, dispozitë e cila i lejon trupës gjykues të vendosë si “legjislator”, me qëllimin e vetëm respektimin e parimit gjyqësor se “Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten për shqyrtim, me arsyetim se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë.”.

Gjatë hetimit Komisioni vlerësoi informacionin e ardhur nga raportet si provë të vlefshme e mjaft shteruese, fuqia provuese e të cilës është akoma më e madhe kur mbështetet nga faktorë të tjerë sportive dhe jo vetëm.

Komisioni analizoi pamje filmike nga ndeshjet, raportet e të cilave u gjykuan si të bazuara dhe konkludoi se kishte dyshime të arsyeshme se ndeshjet kishin mjaftueshëm indicje që vënë në dyshim integritetin e tyre sipas rastit duke mos shënuar kur ishte mundësia apo duke facilituar pësimin e golave kur ekzistonin të gjitha mundësitë për ndalimin e aksioneve.

Theksohet se raportet e Bet Fair Detection System përbëjnë një mjet solid në luftën kundër trukimeve dhe ndonëse mbetet hapësirë për përmirësime, ka një mundësi të lartë që një ndeshje e përshkallëzuar të jetë e trukuar. Kjo mundësi, i mjafton Komisionit për të krijuar bindjen se klubi është i përfshirë në këtë sjellje jo sportive të dënueshme.

Për sa më sipër, Trupa gjykuese e Komisionit te Etikës pranë Federatës Shqiptarë te Futbollit, është mjaftueshëm e bindur se K.F “Skënderbeu” është i përfshirë në trukimin e ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive. Për shkak të rëndësisë së shkeljes dhe shtrirjes së fenomenit për një pjesë të konsiderueshme të sezonit futbollistik 2015-2016, komisioni arrin në përfundimin se titulli “Kampion” i Kategorisë Superiore për këtë sezon duhet të zmbrapset në përputhje me Nenin 16 të Kodit të Disiplinës Sportive pasi është fituar si pasojë e manipulimit të rezultateve.

Në përputhje me Nenin 68/2 të Kodit të Disiplinës Sportive, Klubi i Futbollit Skënderbeu duhet të dënohet me gjobë në masën 2.000.000 (dymilion) lekë. Trupa Gjykuese e klasifikon shkeljen e “Skënderbeut” si një shkelje serioze siç ajo parashikohet nga paragrafi i dytë i dispozitës ndaj e çmon të domosdoshme të aplikojë si dënim suplementar atë të zbritjes së 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi. Kjo masë do të gjejë zbatim për sezonin pasardhës, pra atë 2016-2017.

KOMISIONI I ETIKES

Ne bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI:

– Deklarimin fajtor të Klubit i Futbollit Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;

– Heqjen e Titullit “Kampion” i Kategorisë Superiore të KF Skënderbeut për sezonin 2015-2016;

– Dënimin e KF Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë;

– Dënimin e KF Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017;

– Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës.

VENDIMI I PLOTË

http://www.fshf.org/images/Vendim_i_Arsyetuar_Skenderbeu_23.06.2017.pdf

Në Tiranë më 23.06.2017

VENDIM

KOMISIONI I ETIKËS

I Përbërë nga

Fatmir BRAKA, Kryetar

Bejkush BIRÇE, N/Kryetar

Bashkim KOKA, Anëtar

Agron KULIÇAJ, Anëtar

Ardian LEKA, Anëtar

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image