Empoli spektakolar, Frederik Veseli madhështor

0

Empoli ka kapur kreun në Serinë B italiane, me një fitore fantastike ndaj Palermos, 4-0. Përballje e madhe, mes dy prej skuadrave më të mira në Serinë B, por Empoli dominoi totalisht, duke shkatërruar siçilianët. Gjithçka e vulosur që në pjesën e parë, me Brigin dhe Kaputon që shënuan në minutat 12 e 45, ndërsa ky i fundit shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë.

Natyrisht, Kaputo ka qenë më i miri në fushë, pasi 3 gola në një përballje direkte janë shumë, ashtu si 20 golat e tij në kampionat.

Megjithatë, ndeshje e madhe dhe vlerësim maksimal edhe për Frederik Veselin. Mbrojtësi kuqezi ka marrë notën e dytë më të lartë të ndeshjes, ndërsa pianetaempoli.it shkruan: “Paraqitje madhështore, gjendet gjithnjë gati në vërshimet e Palermos dhe është shumë i zoti në ndërhyrjet e tij për të prishur aksionet sulmuese të kundërshtarit. Bie në sy siguria e tij e rritur në krahasim me fillimin e kampionatit, sepse tashmë është një futbollist krejt i transformuar”.

Jo rastësisht, ditët e fundit kanë dalë në skenë edhe zërat se Napoli po e vëzhgon Veselin për sezonin e ardhshëm, por nëse Empoli shkon në Serinë A, zor se mbrojtësi ynë do të lëvizë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image