Demi për Finon: Propozuam Sollakun, se aq na lejohet

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit është zhvilluar një debat në lidhje me zgjedhjet në FSHF, me të ftuar dy gazetarët Dritan Shakohoxha dhe Fation Shehu.

Çani ka telefonuar “live” edhe presidentin e Partizanit Gazmend Demi, për ta pyetur se përse ai nuk e ka propozuar Bashkim Finon për president të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke qenë se ata janë miq me njëri-tjetrin dhe nga të gjithë mendohet dhe thuhet se kandidimi i Finos ka lidhje direkte me mbështetjen që i jep Partizani.

“Doo e  kisha fat ta propozoja Bashkimin, do ishte nder. Duhet të kuptosh çfarë është federata, pastaj të bësh emision për këtë temë. Fino dhe Duka kanë një votë, nëse brenda do ketë njeri me integritet, vota e Finos do jetë e njëjtë me votën e Dhori Sollakut që kemi propozuar. Kam të drejtë të propozoj vetëm një person. Unë i kam miq të dy, edhe Dukën, ndaj mos e trajtoni si duel, sikur po ndodh ndonjë gjë e madhe, ndonjë betejë. Është thjesht çështje pikëpamjesh për ta çuar përpara futbollin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online