Elozhet e Valdanos: Ramos, lider i rrallë! Luan sikur të ketë shpikur futbollin!

Horge Valdano, ish-lojtar, trajner dhe drejtues i Realit të Madridit, ka folur në një prononcim për “El Pais”, duke u ndalur te Sergio Ramos. Argjentinasi komenton dhe trajnerët e dy ekipeve nga Mançesteri: Pep Guardiolën e Sitit dhe Zhoze Murinjon e Junajtid.

Murinjo është një trajneri, i cili duhet të fitojë për të patur të drejtë. E njëjta gjë vlen dhe për Pepin, por ndryshon puna për të. Për Guardiolën, fitorja nuk vlen. Duhet të fitosh dhe të luash një futboll të bukur. Është një çështje qëllimesh dhe pritshmërish.”

Sergio Ramos? Një lider, por nga ata në zhdukje. Ai futet në fushë më kurajë dhe grintë, sikur Reali të jetë i tij. Sikur të jetë ai, i cili e ka shpikur futbollin. Kur të gjithë fshihen, ai përballet me gjithçka me anë të një “Panenke”. Klubi e akuzon shpeshherë se është i zjarrtë dhe agresiv, por kjo është mënyra e Sergios për të treguar se është kapo“, përfundon Horge Valdano.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *