Sytë nga Latif Amadu, Luftëtarit i kthehet “xholi”

Teuta pret Luftëtarin të shtunën prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të kërkojë të marrë pikët e plota. Shqetësimi kryesor i durrsakëve gjatë kësaj periudhe ka qenë sulmuesi Latif Amadu, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen me Kukësin dhe la lojën që në pjesën e parë.

Gjithsesi situata e ganezit nuk është e keqe. Ka përmirësim të tij dhe momentalisht po vijon me fazën rikuperuese. Ende nuk është vendosur nëse do të luajë apo jo, por do të vendosë stafi mjekësor nëse mundet të jetë në fushë. Por ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me faktin se ai tashmë ndihet mirë.

Në krahun tjetër Luftëtarit i rikthehet një nga titullarët e padiskutueshëm. “Xholi” i skuadrës, Oltion Rapa, do të jetë në dispozicion të trajnerit Gentian Mezani për ndeshjen me Teutën. Ai mungoi kundër Tiranës për shkak kartonësh, por tashmë e ka shlyer pezullimin dhe është gati të japë kontributin e tij për gjirokastritët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online