E zbulon ish-shoku i tij: Nejmari do të rikthehet në Spanjë

Gjatë merkatos së verës. Juri Berçike u transferua nga PSG për te Atletik Bilbao. Mbrojtësi i majtë spanjoll, në një prononcim për “Caden Ser”, ka folur për ish-shokun e tij tek ekipi francez, brazilianin Nejmar.

“Nejmar do të rikthehet të luajë në La Liga, por nuk do të veshë më bluzën e Barcelonës. Ai do të luajë me Realin e Madridit”, shprehet blerja e ekipit bask, duke rritur shpresat e tifozëve madrilien.

Nejmar ka qenë gjatë gjithë kohës një nga objektivat e Realit dhe duke llogaritur faktin që merkato në Spanjë mbyllet me 31 gusht, braziliani mund të rikthehet në futbollin spanjoll. Drejtuesit e PSG janë kundër largimit të tij, por një ofertë e Perezit në këto ditë që kanë mbetur mund të bëjë Nejmarin të ndërrojë ekip.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *