E konfirmuar, Vucaj e Vllaznia shtrëngojnë duart

0

Vllaznia dhe Erjon Vucaj kanë mbyllur gjithçka mes tyre. Mesfushori kishte kërkuar që në mars që të mos e vazhdonte kontratën me klubin shkodran, ndërkohë që këtë verë u huazua te Luftëtari dhe luajti në ndeshjet e Europa League kundër Venstpils.

Sot ishte përcaktuar seanca e radhës në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe këtë herë klubi shkodran ka pasur përfaqësues, ndryshe nga se ndodhi në seancën e pajtimit rrethe një javë më parë.

Nuk është dashur nevoja të ketë një vendim, pasi palët kanë gjetur akordin për të ndërprerë marrëveshjen. Vucaj ka dalë lojtar i lirë, kurse Vllaznia në anën tjetër nuk i ka asnjë detyrim lojtarit. Kjo pohohet edhe nga vetë mesfushori.

“Tani jam lojtar i lirë. Kemi zgjidhur gjithçka me marrëveshje. I uroj Vllaznisë suksese në vijim”, u shpreh shkurtimisht mesfushori për “Sport Ekspres”. Gjasat janë që Vucaj tanimë të nënshkruajë me Luftëtarin, që e ka bërë ofertën e vet prej kohësh dhe ishte i detyruar që për Europën ta merrte në huazim, kjo për shkak të situatës në klubin shkodran, që ende nuk kishte vendosur se kush do të ishte administratori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.