Kukësi e pëson sërish, Mensah i treti që i ikën nga duart

Nuk është hera e parë. Në dy rastet e tjera e ka pësuar nga Skënderbeu, kurse tani është Partizani që është treguar më i shpejtë. Flasim për Emanuel Mensah, i cili është një lojtar i “demave” të kuq. Edhe pse ganezi doli në stërvitje me skuadrën e Kukësit, gjithçka ka ndryshuar, pasi sulmuesi ka arritur marrëveshjen dhe ka nënshkruar me skuadrën nga kryeqyteti.

Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Mensah dje ka kaluar testet mjekësore te Kukësi dhe më pas ka udhëtuar me skuadrën në Pezë-Helmës, duke zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Sot në mëngjes lojtari ka marrë një ofertë konkrete nga Partizani.

Vonesat e shumta duket se nuk i kanë pëlqyer lojtarit, i cili nuk kishte nënshkruar ende me verilindorët. Ai është ulur në bisedime me “demat” dhe në fund gjithçka e kryer, marrëveshje dhe firmë. Kukësi e pësuar edhe dy herë të tjera kështu.

Rasti i parë është ai me Peter Olajinkën, i cili po ashtu pozoi me fanellën e Kukësit dhe më pas shkoi në Korçë. Një histori shumë e ndërlikuar ajo e sulmuesit të Slavias së Pragës sot. Bylisi kishte kontratë me lojtarin dhe e shiti në Korçë. Rasti i dytë është ai i Benejani Demte.

Lojtari nga Etiopia u prit nda drejtuesit e Kukësit dhe më pas u pa në stërvitje me Skënderbeun. Edhe ajo një situatë e çuditshme, me Kukësin që u nervozua jo pak pas këtij episodi. Së fundmi vjen dhe rasti “Mensah”, i cili ka ndryshuar ambient në pak orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online