Pasuesi i Sadikut, Levante shpenzon shifër rekord

Armando Sadiku ishte në merkato që para se të dëmtohej rëndë, por lajmi i hidhur i dëmtimit të tij dhe operacionit që do t’i kushtojë 6 muaj mungesë ka detyruar Levanten të mos presë më dhe të blejë sulmues të ri.

Sot klubi nga Valencia ka zyrtarizuar sulmuesin Rafael Duamena, i cili në dy sezonet e fundit ka shkëlqyer te Zyrihu.

Vetëm 22 vjeç, Duamena ka shënuar 21 gola në 50 ndeshjet e luajtura në dy kampionatet e fundit. Për ta blerë, Levante ka vendosur një rekord në historinë e vet, sepse ka paguar 6.2 milionë euro.

Natyrisht, për sulmuesin e ri është në hap gjigant përpara dhe Levante duket se beson shumë te lojtarët që kanë shkëlqyer në Zvicër, pasi edhe Sadiku kulmin e vet e ka arritur në Superligën zvicerane, por më pas nuk ia doli në Poloni e në Spanjë.

Ndërkaq, Levante sapo ka shitur te Bornemuthi në Premier Ligën angleze mesfushorin qendror të Kolumbisë, Xheferson Lerma. Vetëm 23 vjeç, Lerma ishte titullar në Botëror dhe ka kushtuar 28 milionë euro, plus 6 milionë në bonuse. Duhet kujtuar se Levante ka një buxhet rreth 55 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online