Higuain bën valixhet, Juve e mbyll me Çelsin

0

Tifozët e Milanit, pjesa më e madhe të paktën, do të thotë: Më në fund!

Ashtu si Bonuçi para pak kohësh, edhe Higuain te Milani ishte një martesë e dështuar dhe duket se lojtarët e Juves nuk duhet të vishen kuqezi, të paktën derisa “Djalli” të kthehet ai që ka qenë.

Tashmë vjen lajmi që pritej prej ditësh: Gonzalo Higuain do të shkojë te Chelsea dhe është arritur marrëveshja, siç raport gazetari italian Gianluca Di Marzio në Sky Sport.

Pas finales së Superkupës së Italisë, Juve dhe Çelsi, me aprovimin e Milanit, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Higuain në Londër. Do të jetë një huazim 6-mujor, që do të bëhet huazim i detyruar edhe për një sezon tjetër, diçka e lidhur me numrin e ndeshjeve dhe objektivat e arritur nga lojtari. Çelsi nuk do ta blejë gjithë kartonin e futbollistit, por nëse Higuain arrin një numër ndeshjesh dhe golash, huazimi do të rinovohet automatikisht. Kjo është formula për të cilën është arritur marrëveshja“.

Mer fund kështu një aventurë e dështuar, por pritet zyrtarizimi dhe pastaj Milani do të hidhet në sulm për polakun e Xhenoas, Piatek.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.