“Të kesh bol* për të ngritur flamurin është gabim i madh”, Tueli shfryn ndaj arbitrit: Theu çdo rregull të futbollit modern

Tomas Tuhel është zhgënjyer nga niveli i arbitrimit në përballjen ndaj Realit të Madridit. Trajneri i Bajernit të Mynihut ka shfryrë pas ndeshjes, ku ka kritikuar ashpër anësorin që sinjalizoi përpara kohe pozicion jashtë loje për De Ligtin. Ky vendim i mohoi bavarezëve golin që do ta dërgonte takimin në shtesa.

“Unë mendoj se ajo që ndodhi bie ndesh me çdo rregull të futbollit modern. Asistenti është i pari që gabon dhe ngre menjëherë flamurin. Ai nuk mund të ishte i sigurt. Të kesh bo** për të ngritur flamurin është një gabim i madh. Anësori i kërkoi falje De Ligtit? E pranojmë faljen, por nuk është momenti për të kërkuar ndjesë. Janë gjysmëfinale dhe nuk është momenti për të bërë këto gabime. Arbitrat duhet të jenë në nivelin maksimal dhe nuk mund të kërkojnë falje. Nëse nuk është i aftë të jetë në lartësinë e duhur, nuk ia vlen të kërkojë falje”, ka deklaruar Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/