Devolli: Ky barazim s’tregon vlerat tona, kam marrë garanci për merkaton

Pas miqësores me Kamzën, të cilën Kastrioti e barazoi 1-1, trajneri Bledar Devolli deklaroi për “SportEkspres.com”, se skuadra ishte serioze dhe agresive në loje.

“Barazimi nuk tregon vlerat që Kastrioti tregoi në këtë miqësore. Nuk jam i kenaqur vetëm me qarkullimin e topit, ndërsa në treguesit e tjerë skuadra reagoi shume mirë”, kështu theksoi Devolli pas miqësores sot me Kamzën, ndërkohë që tregoi planet për vazhdimësinë.

“Kam marrë konfirmimin për lejen 3-4 lojtarëve të rinj që të jemi konkurrues deri në fund të sezonit. Për mbijetesën besojmë vetëm në punën tonë, e rëndësishme është se grupi ka besim në këtë objektiv”.

Të premten Kastrioti do të luajë miqësoren e radhës me Egnatian, ku tekniku Devolli pret më shumë reagim në harmonizomin e veprimeve, kryesisht në qarkullimin e topit.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online