E do Milani dhe Arsenali, flet agjenti i fantazistit belg

Arsenal kërkon me ngulm fantazistin e Sampdorias, Denis Praet. Mesfushori ka bërë një sezon shumë cilësor, duke luajtur të gjitha ndeshjet me ekipin e tij. Arsenal e dëshiron belgun për të zënë vendin e lënë bosh nga ikja e Aron Ramsej. Përveç klubit londinez ai është objektiv i disa skuadrave, mes tyre edhe Milani.

Kalimi i trajnerit Xhampaolo te kuqezinjtë, mund të shtojë mundësinë e kalimit në San Siro. I pyetur nga mediet italiane, agjenti i 25-vjeçarit ka folur rreth ofertave për klientin e tij. Ai shprehet se Milani është një klub i madh, por ka skuadra të tjera jashtë Italisë, të cilat kanë shfaqur interes konkret ndaj Praet.

“Të gjithë e dimë se çfarë mendon Xhampaoli për Denis. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë. Milan është një klub i madh. Por ka disa klube të tjera jashtë vendit, që kanë shfaqur interes”, u shpreh ai, duke nënkuptuar edhe interesimin e Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *