Duka zbulon më shumë rreth Ligës: Ja çdo të ndodhë me Libohovën!

0

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka vlerësuar si mjaft pozitive hapin e parë për themelimin e Ligës Profesioniste. Numri një i FSHF-së ka folur për mediat pas mbledhjes, ku ka treguar këndvështrimin e tij për këtë hap të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë ka zbuluar se presidenti i Ligës do të jetë gjithnjë zëvendëspresidenti i FSHF-së, ashtu si dhe anëtar i KE-së.

President, si e komentoi hapin e parë për krijimin e Ligës Profesioniste?
Mbledhja ishte iniciativë e klubeve të Kategorisë Superiore, për të përfunduar procesin e krijimit të Ligës profesioniste, e cila përfundoi me sukses dhe u vendos krijimi i Ligës. U bënë zgjedhjet për drejtuesin e saj me konsensus të të gjitha klubeve. Do të jetë zoti Edvin libohova drejtuesi i Ligës. Tani Liga duhet të regjistrohet sipas rregullave dhe procedurave juridike dhe do të fillojë aktivitetin e saj, për të marrë në dorë administrimin, organizimin dhe mirë menaxhimin e aktivitetit të Kategorisë Superiore.

Sa i rëndësishëm është krijimi i Ligës?
Teorikisht duket një proces shumë i mirë dhe i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit. Në konceptin tim, ajo çka është kryesorja, duke qenë me interes të një grupi më të ngushtë se federata e Futbollit, do i shohë më mirë, do t’i menaxhojnë më mirë, do të kujdes më mirë ndoshta për të rritur imazhin e këtij produkti të përbashkët, për ta mbrojtur më shumë dhe për t’i diskutuar dhe zgjidhur problemet e tyre në tavolinë dhe jo jashtë saj.

Pse mungoi sot një përfaqësues nga Tirana?

Në dijeninë time ishte një mungesë për arsye objektive, por jo se është kundër krijimit të Ligës. E ka mbështetur iniciativën e krijimit të Ligës, madje e ka firmosur edhe statutin e saj.

Çfarë do të ndodhë me të drejtën televizive?
Të gjitha të drejtat e menaxhimit të aktivitetit të Kategorisë Superiore do t’i ketë Liga. Të drejtat e emrit, të drejtat e marketingut, të drejtat televizive etj.

Çfarë do të ndodhë me komisionet?
Komisionet juridike dhe Komisionet e arbitrave janë një dhe nuk mund të ketë komisione paralele, por gjithsesi Federata do i japë akses Ligës që të kontrollojë 100% ato çka kanë lidhje dhe interesa të garës tyre.

A do të japë dorëheqje nga posti i zëvendës presidentit zoti Libohova?
Jo. Të gjitha duhet të miratohen nga Asambleja e Futbollit, e cila do të mblidhet në gjashtë mujorin e parë të vitit e ardhshëm. Në statut do i propozohet Asamblesë që gjithmonë presidenti i Ligës të jetë dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit.

Si e shikoni garën këtë edicion?
Gara e këtij viti mund të vlerësohet nga ana ime me një hap pozitiv, duke e krahasuar me vitet e mëparshme. Klubet janë akoma më të organizuara, cilësia është më e mirë dhe gara është në mesin e saj. Duhet kohë për të mësuar se kush do të jetë fituesi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.