Dibala me një këmbë jashtë, agjentët takim në Angli

0

E ardhmja e Paulo Dibalas ka ardhur në një “degëzim”. Vendi i tij te Juventusi nuk është aspak i sigurt. Bardhezinjtë nuk kanë në plan për ta mbajtur e aktivizuar si një 9 fals, por duan të sjellin një numër 9 tipik. Romelu Lukaku është dëshira e Sarrit.
Së pari duhet larguar Paulo Dibala, agjentët e të cilit kanë fluturuar drejt Anglisë për të shqyrtuar pikërisht propozimin financiar të Mançester Junajtid. Mediet angleze raportojnë se marrëveshja me lojtarin është pranë.

Situatë kjo, që shkon në favor të Juves. Ata nuk do të lodhen për të negociuar për Lukakun, por planifikojnë të propozojnë shkëmbimin mes dy yjeve. Një shkëmbim nga ku do të përfitonte Junajtid, pasi Dibala vlen më shumë se Lukaku në treg, ekzaktësisht 15 milionë më shumë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.