Murinjo trajner kombëtareje? Strategu portugez duhet të vendosë!

Zhoze Murinjo është i gatshëm që të rikthehet në futboll, pas shkarkimit që mori nga Mançester Junajtid dhjetorin e vitit të kaluar. Portugezi nëpër intervista nuk e ka përjashtuar kalimin në një kombëtare të madhe, pavarësisht se klubet janë preferenca e tij e parë. Më poshtë janë përfaqësueset, që kanë nevojë për “Special One”.

Portugalia

Trajneri aktual, Santos është treguar shumë i suksesshëm, duke fituar Europianin dhe Ligën e Kombeve, por ai nuk pritet të qëndrojë në dretimin e luzitanëve. Mosha, por edhe ngopja me sukses e bëjnë strategun të largohet. Murinjo vështirë se do e refuzonte kombëtaren e vendit të tij.

Belgjika

Belgjika do të kishte nevojë për Murinjon vetëm në rast se Roberto Martinez largohet te Barcelona. Ai është objektivi kryesor në rast të shkarkimit të Ernesto Valverde nga Barcelona. Gabimi më i vogël i këtij të fundit e lë pa punë.

Argjentina

‘Los Albiceletes’ dhe Lionel Messi po e kërkojnë me çdo kusht triumfin në Kupën e Botës dhe në Kupën e Amerikës. Për ta bërë këtë duhet një strateg i madh, element i munguar prej vitesh. Ambicia dhe karizma e një njeriu si Murinjo do e çonin kombëtaren bardhekaltër drejt triumfit.

Spanja

Largimi i Luis Enrikes bën që Murinjo të jetë një emër shumë i mundshëm për të ardhur në krye të “Furisë së Kuqe”. Ai e njeh shumë mirë futbollin spanjoll dhe do të ishte gati për këtë aventurë të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online