Dëmtimet sërish problem, Panuçi me “dhimbje koke”

Shqipëria luan të premten me Turqinë, ndërsa tre ditë më pas me Andorrën. Kuqezinjtë janë grumbulluar që dje dhe sot nisin përgatitjet. Sikurse raporton Supersport, janë disa lojtarët me probleme para ndeshjes me turqit.

Për Egzon Binakun foli vetë trajner Panuçi në konferencën për shtyp të ditës së djeshme. Mbrojtësi i majtë ka një problem në pulpë dhe ndjen dhimbje. Mbetet për t’u përcaktuar nëse mund të jetë opsion për ndeshjen me Turqinë.

Andi Lila gjithashtu ka nj problem muskulor. Lojtari polivalent i Pas Janinës me shumë mundësi do të lërë grumbullimin. Gjithsesi mjekët po tentojnë që ta rikuperojnë dhe gjithçka është pezull për momentin.

Bekim Balaj është lojtari tjetër që shqetëson Panuçin. Shkodrani ka pasur një kontraktim në ndeshjen e fundit të Ahmat Grozni dhe ende ka shqetësime. Deri të premten do të bëhet maksimumi që sulmuesi të rikuperohet plotësisht dhe të jetë alternativë për stafin teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *